Terr informativ në Strugë, nuk funksionojnë dy portale lokale

Oct 22, 2017 | 11:30
SHPËRNDAJE

Dy portale të njohura lokale në Strugë nuk janë duke funksionuar nga dita e djeshme, ndërsa për këtë çfarë po ndodhë nuk ka asnjë sqarim.

struge

 Derisa këto portale përdoren edhe si pikë referimi dhe citimi nga shumë portale dhe agjenci lajmesh, prej dje ato nuk hapen, me ç’rast njëri prej tyre shkruan në përpunim e sipër, derisa tjetri nuk hapet.

Alarmi për këtë çfarë po ndodhë në Strugë është bërë nga shumë lexues të tyre që kanë kërkuar që të ngritet zëri për këtë çfarë po ndodhë. “Nuk e di çfarë po ndodhë, por spo hapen këto portale, a thua kanë presione apo çka po ndodhë. Për këtë duhet të ndërhyjnë OSBE/ODIHR dhe shoqatat e gazetarëve”, theksoi për INA një lexues i tyre nga diaspora. Bëhet fjalë për portalet strugalajm dhe strugaekspres, të cilët tanimë disa orë janë jashtë funksionimit dhe kjo po ndodhë në vulgun e fushatës zgjedhore për Strugë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura