Tërmeti u shkatërroi shtëpitë, Ministrja Xhaçka akuza vendorëve në Burrel: Pushteti vendor indiferent ndaj banorëve ë vështirësi

Aug 21, 2018 | 19:02
SHPËRNDAJE

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka viziton familjet e prekura nga tërmeti i pak ditëve me parë në qarkun e Dibrës.

Xhaçka në Mat zhvilloi takime me familjet në fshatin epiqendër të tërmetit, Vinjoll dhe në Dukagjin.

Nga tërmeti mbi 20 familje prej ditësh janë të sistemuara në çadrat e ngritura nga FA pas dëmtimit të shtëpive.

4b238311-e14e-46ad-8ae3-eeae2d576fd9

Nga zonat e prekura nga tërmeti Xhaçka uron besimtaret myslimanë për festen e Kurban Bajramit

WhatsApp Image 2018-08-21 at 6.37.42 PM

“Dita e sotme mesazh për solidaritet e tolerance veçanërisht për të pamundurit”, tha Xhaçka.

“EC dhe FA dhanë ndihmën urgjente që në çastet e para. Pushteti vendor indiferent ndaj banorëve në vështirësi. Puna e bashkisë për vlerësimin e dëmeve jo me ritmet e duhura. S’ka asnjë justifikim për të mos qenë prezent tek këta banorë. Pranë banoreve te Lisit, Macukullit, Derjanit deri ne momentin e zgjidhjes përfundimtare për strehimin”, shtoi më tej ministrja.

WhatsApp Image 2018-08-21 at 6.37.39 PM

FA dhe EC përmes emergjencave civile prej ditësh kane asistuar familjet ne te gjitha njësitë administrative, banesat e te cilave janë të pabanueshme, me çadra, pako ushqimore, shtretër e bazë materiale.

WhatsApp Image 2018-08-21 at 6.37.34 PM (1)

Sot efektivet e FA dhe te emergjencave civile shpërndanë ushqime për të gjitha familjet, kontribut për festen e Kurban Bajramin.

WhatsApp Image 2018-08-21 at 6.37.32 PM

Vetëm ne bashkinë e Matit për shkak të tërmetit u dëmtuan mbi 300 shtëpi, 36 prej te cilave aktualisht janë të pabanueshme.

WhatsApp Image 2018-08-21 at 3.42.50 PM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura