Tërmeti tragjik/ Veliaj: 100 milionë lekë për Thumanën. Kemi pajisjen për lokalizimin e personave nën rrënoja

Nov 26, 2019 | 17:50
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se ka vendosur të anulojë të gjitha aktivitetet për festat e nëntorit.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak, pas tërmetit tragjik Veliaj tha se bashkia ka dërgua mjete për t’i ardhur në nevojë kërkimeve për shpëtimin e personave të mbetur nën rrënoja në Durrës dhe Thumanë, ndërsa shtoi se do të dërgojë edhe një pajisje cila lokalizon zonën ku duhet kërkuar për banorë nën rrënoja në bazë të temperaturës së trupit.

veliaj keshilli1

Sot në fakt kishim planifikuar një ditë tjetër, të festonim ngritjen e flamurit në Tiranë, është 107 vjetori kur Tirana ngriti flamurin. Mesa duket fati, historia na thirri të ngrinim një tjetër flamur sot. Patjetër atë shqiptar, por atë shqiptar me solidaritet, me përkrahje, mirësi, dashuri, në një situatë paniku e fatkeqësie. Do të doja që t’ju bëja një thirrje ta mbajmë të gjithë lart këtë lloj flamuri shqiptar, të solidaritetit. Ndaj sot akordojmë menjëherë një ndihmë prej 100 milionë lekësh për Bashkinë e Krujës, aty ku ndodhet Thumana. Është zona më e prekur, ndërkohë që me Valbonën, kryetaren e bashkisë së Durrësit do duhet të komunikoj në ditët në vijim, që të shohë edhe ajo pasi të kalojë emergjenca, se çfarë janë nevojat, edhe të bëjmë prapë një ndihmë të dytë për Durrësin. Por për Thumanën, duke qenë se është një vend i vogël dhe emergjenca e madhe, dhe një bashki me pak të ardhura, dua që ta ofrojmë këtë solidaritet, teksa me rimëkëmbjen e vet, siç i ka hije çdo shqiptari, do të duhet të mendojë edhe për fqinjët, edhe për fqinjët tanë të Thumanës dua që të akordojmë këtë ndihmë të emergjencë. 

Besoj që të gjithë biem dakord që nuk kemi ç’i bëjmë tërmetit, fatkeqësive të tilla, por kemi ç’i bëjmë mënyrës se si reagojmë. Teksa përpjekja vazhdon kam një mirënjohje të veçantë për të gjithë kolegët e Bahskisë së Tiranës që një pjesë janë atashuar ekipeve në Durrës dhe Thumanë, pasi mbaruan me emergjencat këtu që në orët e para të mëngjesit nga ora 04:00 deri në 08:00, pastaj u kam dhënë leje që të vazhdojnë të kontribuojnë aty. Shoh disa nga anëtarët e Këshilli Bashkiak që kanë çuar mjetet e tyre private nga Tirana për të asistuar. Sot besoj që heronjtë e vërtetë janë çdo ushtar, polic, fadromist, mjek, zjarrfikës, staf i Emegjencave Civile, kushdo që ka dalë mbi detyrën e vet. Nuk ka parë orën apo familjen e vet, por në atë rrëmujë sistemuan punën në Tiranë dhe iu bashkuan forcave në Durrës e THumanë. Do të anulojmë dhe të gjitha veprimtaritë festive të Natës së Bardhë. Nuk është ky momenti, do kemi një kohë tjetër për të festuar. Por teksa Shqipëria është në zi prej kësaj fatkeqësie, ne do të bëjmë minimumin e respektit ndaj simboleve kombëtare dhe flamurit, po për festat do të duhet të ketë një moment tjetër. E thonë librat e shenjtë, ka një moment për të qarë, dhe një moment për të qeshur.

Një moment për t’u veshur me të zeza, një moment për të bardhat. Ky nuk është ai momenti për festim, kështu që do kërkojmë nga Bashkia kancelimin e çdo aktiviteti tjetër, përveç minimumit të protokollit për ditën e Flamurit edhe për ditën e Çlirimit. Ndërkohë, do të kërkoj gjithashtu që me vendim të emergjencës, sot Bashkia e Tiranës është përveçse të mbulojë nevojat e veta, ka çuar mjete zjarfikëse në bashki edhe në qytete të tjera. Kam kërkuar që në këtë situatë emergjence ne të shtojmë flotën tonë zjarrfikëse. Dakord që kemi superheronj, por s’ka pse strapacohen me pak. Është ky moment të reflektojmë, jo kur të na vijë vakia tjetër, por që sot ne do të rritim flotën zjarrfikëse. Kemi të njëjtën flotë që kishte kur qyteti ishte i vogël, jo më tani që qyteti është nga Zallbastari në Ndroq, edhe nga Kashari në Krrabë, dhe pastaj të japim ndihmë edhe për bashkitë e tjera. Kështu që meqë jemi në fund të vitit buxhetor, besoj se do më aprovoni edhe këtë ndihmë për të rritur kapacitetet edhe nevojat. Kemi pasur një solidaritet të jashtëzakonshëm. Kam folur me pjesën më të madhe të ambasadorëve. Me pjesën më të madhe të kryeministrave të botës. Të gjithë kryetarët e bashkive të rajonit më kanë kontaktuar. Madje, kryetari i bashkisë së Shkupit na ka dërguar një grup që bën imazhe me dron gjeotermik, pra në bazë të temperaturës së trupit të njeriun”, tha Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura