Tërmeti tragjik në vend/ Numërohen 15 pasgoditje, që prej lëkundjes 6.3 ballë

Nov 26, 2019 | 9:00
SHPËRNDAJE

15 pas goditje të tjera tërmeti kanë goditur vendin, që pas lëkundjes së fuqishme prej 6.3 ball, që tronditi vendin.

Vetëm pak minuta më parë një tërmet i forcës 4.6 ball. Pas lëkundja më e fortë u regjistrua në orën 07:08 minuta mëngjesin e sotëm, me forcë 5.5 ball, ndërsa epiqendra ishte në Kepin e Rodonit, Durrës.

pallati ne Durres, lagjia 181

Pasojat nga tërmeti janë tragjike, ndërsa deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 6. Raportohet për të tjera persona nën rrënoja, grupet e punës po vijojnë operacionet për shpëtimin e tyre. Dëmet materiale janë të pallogaritshme, ku janë shembur pallate e ndërtesa.

Qindra persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e shpejtë, ndërsa autoritet kanë bërë thirrje për sa më pak lëvizje në rrugë, në mënyrë që të mos pengohen ambulancat.

Ne aksion prane rrenojave ne Durres e Thumane janë angazhuar efektivet xhenio, efektive te Forcave Speciale dhe te kerkim shpëtimit ndërsa në terren janë 1.900 forca policie nga efektivët xhenio të Forcave Speciale.

3 2 Capture

pallati ne Durres, lagjia 18 Pallatii shembur ne Durres (2) shembja pamjet thumana pamjet thumana1 Termeti i fuqishem 64 balle (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura