Tërmeti shkatërrimtar/ Profesori italian drejt Shqipërisë për të analizuar mënyrën e si janë shembur ndërtesat: Çfarë ndodh në brigjet e Adriatikut dhe…

Dec 9, 2019 | 17:33
SHPËRNDAJE

Për të shpjeguar se çfarë po ndodh në nivelin sizmotektonik në trevën e Ballkanit është Profesori Antonio Moretti, gjeolog i Universitetit të L’Aquila, që jep një version.

mappa-rischio-sismico-europa-1170x509

Ai është nisur për në Shqipëri ku do të analizojë dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

“Jemi mbi një vijë, midis Afrikës dhe Evropës, që po afrohen. Kalabria është e mbështetur në detin e lashtë të quajtur Thetis, që po fundoset duke lëshuar energjinë e tij. Deti Jon, Kalabria por dhe Apeninet italiane po afrohen drejt Adriatikut për shkak të shtyrjes nga Afrika.

Është e njëjta gjë që i ndodh Lindjes, kështu që deti ulet në mënyrë të theksuar, lëshon energji në mantel duke ngrohur shkëmbinjtë që ngrihen në formën e magmës. Kjo është një zonë që merr presione nga shumë anë, jo vetëm nga Deti i Zi”, shpjegon profesori italian.

Ai shton se Italia me të vërtetë është një zonë sizmike, por Turqia dhe zona që kufizon Detin e Vdekur është më kritike, ndërsa në nivel tektonik, ai i ndan Evropën-Azinë dhe Afrikën në dy kontinente.

“Nga ky këndvështrim, Turqia, harku helen dhe zona që kufizon Detin e Vdekur janë më kritiket, sepse ato janë në vijën e pllakave që ndan dy kontinentet, përkatësisht bllokun aziatiko-evropian nga njëra anë dhe gadishullin Arabik së bashku me Afrikën në anën tjetër”, shton Moreti, cituar nga mediat vendase.

antonio-moretti

“Pasojat e aktivitetit sizmik në atë zonë janë konkrete në të gjithë Evropën dhe në anën afrikane,” shpjegon eksperti. “Ne duhet të mësojmë të jetojmë me tërmetet, duke u përpjekur të sigurohemi që ata të mos na rrëzojnë shtëpitë”, përfundon Moretti, i cili gjithmonë ka paralajmëruar kundër injorimit të rreziqeve nga administratorët dhe qeveritarët.

Gjeologu, duke u nisur për në Shqipëri, do të analizojë në mënyrë të veçantë mënyrën e shembjes së shtëpive, sepse është treguesi i parë se si lëvizin themelet dhe për këtë arsye është e dobishme për të kuptuar se cilat është origjina e vërtetë e një tërmeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura