Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, MEPJ thirrje shqiptarëve që jetojnë në zonat e prekura: Jemi në kontakt të vazhdueshëm, nëse keni nevojë për ndihmë…

Feb 8, 2023 | 13:40
SHPËRNDAJE

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të kontaktojnë në disa numra kontakti.

termeti-600x450

Në një njoftim në rrjetet sociale, MEPJ thekson se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare turke dhe familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

Njoftimi i plotë

Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit në Turqi .

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në:

Tiranë: (+355) 696 773 168

Stamboll:(+90) 539 656 621 9

Ankara: (+90) 549 561 198 5

në dispozicion, në ndihmën tuaj ??/? dhe në adresën e email-it:

[email protected]

Në solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

328131634_752651372953303_2314488428965308573_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura