Tërmeti shkakton panik tek qytetarët e Lezhës, banorët dalin nga shtëpitë për disa minuta (Video)

Jul 27, 2021 | 23:00
SHPËRNDAJE

Tërmeti i regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte është ndjerë më së shumti në qarkun e Lezhës.

Fatmirësisht, magnituda ishte e ulët ndaj nuk ka shkaktuar dëme materiale në këtë zonë.

Por sërish, lëkundjet sizmike kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët.

Korrespondenti i Panorama.al, Elvis Hila ka siguruar video ku shihet se disa qytetarë kanë dalë nga banesat e tyre nga frika e krijuar nga tërmeti.

Sipas IGJEUM-it, lëkundjet u regjistruan në Detin Adriatik, 3 km në Veri-Perëndim të qytetit të Lezhës.

Magnituda ishte 3.6 e Shkallës Rihter ndërsa thellësia 5 km.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura