Tërmeti nxjerr kroatët nga shtëpitë/ Kryeministri: Më i forti në 140 vite që godet Zagrebin. Dëmtohet edhe materniteti

Mar 22, 2020 | 14:43
SHPËRNDAJE

Një tërmet i fuqishëm ka goditur në veri të kryeqytetit të Kroacisë, Zagreb, duke dëmtuar ndërtesat, duke varrosur automjetet në rrënoja dhe duke shkaktuar disa zjarre.

Ndërsa zjarrfikjet dhe operacionet e shpëtimit po vazhdonin në disa lokacione në të gjithë Zagrebin të dielën, gazetat njoftuan se një 15-vjeçar ishte në gjendje kritike për të cilin u tha se më vonë ndërroi jetë.

“Ai zgjati mbi 10 sekonda. Deri më tani më i fortë që kam ndjerë“, tha një dëshmitar, duke shtuar se ajo u pasua nga disa goditje të pasme.

Instituti Gjeologjik i ShBA-së tha që tërmeti ishte 5.4, ndërsa Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) gjithashtu raportoi një madhësi 5.3, pasuar nga një tërmet tjetër me madhësi 5.1.

Kryeministri Andrej Plenkoviç tha se tërmeti ishte më i madhi në Zagreb në 140 vitet e fundit.

Tërmeti shkaktoi dëme të gjera përfshirë katedralen ikonike të qytetit, duke shembur një pjesë të saj.

Lëkundjet e forta me pasoja të shumta në ndërtesa ndodhin kur qyteti gjendet nën karantinë për shkak të koronavirusit.

Rrugët në qendër të qytetit ishin mbushur me mbeturina. Pllaka betoni ranë mbi makina dhe oxhaqet u shumbën.

Pamjet nga skena treguan nënat e veshura me fustane nate duke përqafuar foshnjat e tyre të porsalindura në një park automjetesh ndërsa evakuuan nga materniteti i dëmtuar.

Gratë, foshnjat e porsalindura dhe inkubatorët po transferoheshin në një vend të ri me ndihmën e ushtrisë.

Në Zagreb, njerëzit ikën nga apartamentet dhe dolën në rrugë ndërsa pjesë të kryeqytetit pësuan ndërprerje të energjisë elektrike. Një kullë kambanore u dëmtua dhe disa ndërtesa u rrënuan, njoftoi Agjensia e Lajmeve Reuters.

U raportuan gjithashtu disa zjarre. Banorët ndanë foto të sendeve që binin nga raftet, shishet e thyera dhe xhamat brenda shtëpive.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinovic lëshoi një thirrje në Twitter për njerëzit në rrugë për të mbajtur një distancë sociale nga njëri-tjetri. Deri më tani, Kroacia ka konfirmuar 206 raste të virusit dhe një vdekje.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre në pjesët qendrore të Zagrebit, të cilat pësuan më shumë dëme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura