Tërmeti në Nepal shkakton ortek në malin Everest, së paku 18 të vdekur (FOTO)

Apr 25, 2015 | 16:24
SHPËRNDAJE

Tërmeti i fuqishëm në Nepal ka shkaktuar një ortek në malin Everest, raportojnë mediat e huaja.

Orteku shkakton tragjedi në Everest

“MailOnline” raporton se të paktën 18 alpinistë kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur në ortek, i cili u shkaktua nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Nepalin dhe i mori jetën pothuajse 1.000 njerëzve.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Raportohet se ‘BaseCamp’ është dëmtuar rëndë, duke shkaktuar frikë për sigurinë e qindra alpinistëve që janë në zonë, tha Ministria e Turizmit.

Pamje nga vendi i ngjarjes

 

Pamje nga vendi i ngjarjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura