Tërmeti në Meksikë, humb jetën bashkëshorti i aktores së njohur

Sep 21, 2017 | 18:45
SHPËRNDAJE

Tërmeti i fuqishëm prej 8.1 shkallësh që goditi bregdetin jugor të Meksikos,  si pasojë e të cilit u regjistruan qindra viktima, por edhe dhjetëra të tjera janë të zhdukura.

Në mesin e viktimave që shkaktoi tërmeti ishte edhe dy familjarë të aktores së njohur Fernanda Castillo.

Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, aktorja bënte thirrje për ndihmë pasi bashkëshorti dhe kushërira e saj rezultonin të humbur.

 

Pak orë më vonë, ajo mori lajmin e keq se forcat e shpëtimit kishin nxjerrë trupat e pajetë të bashkëshortit Martín Velez Tenorio dhe kushërirës së saj Florencia Lorandi Castillo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura