Tërmeti në Izmir/ Konfirmohen dy viktima me origjinë shqiptarë! Janë nga…

Oct 31, 2020 | 19:37
SHPËRNDAJE

Dy qytetarë në Izmir, me origjinë nga Kosova janë në mesin e viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë më 30 tetor.

termeti ne izmir

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Ankara, e cila në një status në Facebook ka konfirmuar se dy persona nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.

“Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur”, thuhet në një postim të ambasadës në llogarinë e saj në Facebook.

Autoritetet turke kanë konfirmuar se të paktën 35 persona kanë vdekur në Izmir, ndërkaq, autoritetet greke kanë thënë se dy persona kanë vdekur në ishullin grek Samos.

ambasada e kosoves

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura