“Tërmeti” ndryshon projektbuxhetin e 2020-s, do financohet rindërtimi i shtëpive të shkatërruara

Dec 2, 2019 | 15:25
SHPËRNDAJE

Ahmetaj, komisioni i Ekonomise

Qeveria do të ndryshojë projektbuxhetin e vitit të ardhshëm për financuar programin e rindërtimit nga dëmet që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

“Në buxhetin 2020 do ta kalojmë në parim, por ai do të ndryshohet nen për nen sepse po e them zyrtarisht kryeministri ka vendosur që të përfshijë fondin e rindërtimit në buxhet. Pasi ky fond të jetë përcaktuar atëherë buxheti do të ndryshohet gjatë diskutimeve nen për nen”, tha Ahmetaj.

Ministrja e financave tha se pjesa kryesore e parave për ndërtimin e banesave do të vijnë nga shkurtimi i investimeve publike, por qeveria do të vërë gërshërë edhe mbi shpenzimet korrente.

“Kemi identifikuar disa projekte të cilat mund të shtyhen me një vit për të krijuar hapësirë që të financojmë programin e rindërtimit”, tha Denaj.

Buxheti i vitit të ardhshëm do të mbajë koston më të madhe të rindërtimit. Por një pjesë e shpenzimeve emergjente do të përballohen nga buxheti i këtij viti, i cili do të ndryshohet me akt normativ./TCH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura