Tërmeti/ Kryemadhi: Më thanë se te “Mira Mare” kishte ulërima, lajmërova drejtorin e Policisë së Durrësit në 5 të mëngjesit

Dec 12, 2019 | 21:57
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se e kishin njoftuar se poshtë hotel “Mira Mare” në Durrës kishte njerëz nën gërmadha, ndërsa shtoi se në orën 5 të mëngjesit kishte njoftuar policinë.

Në emisionin “Open”, Kryemadhi u shpreh se në orën 5:01 u lidh në telefon me drejtorin e Policisë së Durrësit, por shtoi se nuk e dinte nëse policia kishte shkuar në ndihmë të banorëve apo jo.

monika kryemadhi

Unë kam çuar mesazh në 5 të mëngjesit për Mira Maren, sepse kishte ulërima. Thonin banorët dhe dolën të gjithë të vdekur nga ai hotel. Që në 5 pa 5 kam njoftuar. Nuk e di a kanë vajtur, por unë kam njoftuar në këtë orë kryetarin e grupit të shoqërimit të z. Meta dhe I kam kërkuar të më njoftojë nëse do të njoftonte drejtorin e Policisë së Durrësit. U lidha me drejton e Policisë së Durrësit në orën 5 e 1 minutë të mëngjesit, më 26 nëntor”, u shpreh Kryemadhi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura