Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliun deklaroi se pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor, që la pas 51 persona të vdekur, ndërtesa e vjetra duhet të të verifikohen dhe të kontrollohen.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Hysenlliu tha se nëse këto godina nuk përmbushin kushtet, ato duhet të shkatërrohen.
Diana Bardhi: Deri në 35-40 vite parashikohej që të binte një tërmet i tillë. Ne kemi disa lloj konstruksionesh, parafabrikat, beton-arme. Ne duhet të krijojmë hartën. Ky është precedent. Grupi ynë ka punuar në zonën e Freskut, ku janë konstatuar se konstruksionet janë solide. Në zonën e Dajtit kishte muratura te krisura dhe ne pallate të ndërtuar ne 7 vitet e fundit apo 2 vitet e fundit. Por nuk ka probleme te konstruktimit. Unë jo vetëm kam projektuar, por edhe kam ndërtuar. Kam ndërtuar dhe atje ku ka prishje.
Blendi Klosi: Ajo që tha Rama sot është; ndërtuesit kanë qenë të shtrënguar. Kanë qenë të saktë në struktura. Ajo që kërkoi kryeministri sot është; që ndërtuesit të riparojnë të gjitha dëmet. Pasi siç e thash, e para është jeta e qytetarëve, stabilizimi mental i tyre. Ndërtuesve ua kërkoi kryeministri sot që kjo pjesë e riparimit të vogël, të bëhet nga ata, në të kundërt do të ndiqen penalisht. Për të gjithë ata që ndjekin vazhdimisht pjesën e tërmetit, fëmijët stresohen familjet po ashtu, ne s’duhet të themi se s’duhet të kemi besim. Por duhet të bëjmë të gjitha forcat bashkë. Është e rëndësishme që të flasin për mijëra njerëz që janë përfshirë në këtë situatë. Janë 8 mijë njerëz që janë angazhuar në këtë situatë. Janë njerëz që janë angazhuar kudo.
(BalkanWeb)