Tërmeti katastrofik/ “E pështirë pushtimi i ekraneve si shpëtimtarë të mëdhenj!”- Luan Rama: Të papërgatitur për të reaguar me shpejtësi

Nov 28, 2019 | 17:23
SHPËRNDAJE

Zv.kryetari i LSI-së, Luan Rama thotë se Shqipëria është e pa përgatitur për të reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm pas tërmetit katastrofik që goditi vendin tonë mëngjesin e së martës.

luan-rama-701x468-1

Ai e konsideron të neveritshëm shfaqjen e shëmtuar, për ta përdorur fatkeqësinë e pasojave të rënda të tërmetit për propagandë!

Reagimi i Luan Ramës: Të papërgatitur për të reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm! Të neveritshëm në shfaqjen e shëmtuar, për ta përdorur fatkeqësinë e pasojave të rënda të tërmetit për propagandë!

Të pështirë në maninë për të pushtuar ekranet si shpëtimtarë të mëdhenj!

Faleminderit vëllezërve nga Kosova për ndihmën me gjithë zemër, por edhe për modelin e shkëlqyer të gatishmërisë, disiplinës dhe profesionalizmit për t’u marrë shembull!

Mirënjohje trupave të vendeve mike për kontributin e paçmuar!

Solidaritet zemrash për ta përballuar së bashku fatkeqësinë e natyrës!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura