“Tërmeti ishte afër nivelit katastrofik”, inxhinieri: Shumica e banesave që do shemben janë ato që janë ndërtuar para 60 vitesh

Dec 9, 2019 | 21:53
SHPËRNDAJE

Inxhinieri Luigj Aleksi tha se tërmeti i 26 nëntorit, për karakteristikat që manifestoi, ishte shumë afër nivelit katastrofik.

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, inxhinieri u shpreh se tërmeti shkatërrimtar ka lënë pasoja të mëdha kryesisht në banesa dhe pallate, të cilat kanë një periudhë kohore mbi gjashtë dekada.

inxhinier-770x430

Kanë ardhur specialistë nga Izraeli që kanë matur strukturat e betonit. Strukturat e ndërtuara pas 90, strukturisht i kanë qëndruar lëkundjeve. Numri i banesave që do shemben, janë ose të ligjit të legalizimit, ose banesa të kaluara mbi 60 vjet. Përgjegjësia është individuale e gjithsecilit. Tërmeti mbi 6.4, për karakteristikat që pati, për kohëzgjatjen, ishte afër katastrofikut. Ishte afër katastrofikut për shkallën e llogaritjes. Strukturat e ndërtesave qëndruan, katastrofa e njerëzve ishte shumë e dhimbshme për ata që vdiqën”-tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura