Tërmeti i fuqishëm ‘shkundi’ Korçën, ish-deputeti: Të shpallet urgjent gjendja e emergjencës

Nov 1, 2019 | 7:58
SHPËRNDAJE

Banoret e Korces jane perballur serish sot me friken e madhe nga termeti, kur nje goditje e fuqishme me magnitude 5.2 i zgjoi nga gjumi.

Pasojet e termetit qe ra ne qershor ne Korce
Pasojet e termetit qe ra ne qershor ne Korce

Pas lekundjes se forte, qe u ndje edhe ne qytete te tjera te vendit, reagon ish deputeti i LSI-se, Endrit Braimllari.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa akuzon qeverine per propagande perballe neviojave shume jetike te banoreve te prekur me heret nga termeti, ai kerkon shpalljen e gjendjes se emergjences ne keto zona.

Postimi i Endrit Braimllarit

Korça preket serisht nga termetet e fuqishme dhe instuticionet shteterore ne gjume te thelle. Sot duhet te ishin ne gadishmeri te gjitha instuticionet shteterore dhe duhet te kishin nxjerre mesime nga termet e disa muajve me pare. Qytetaret po perballen me nje qeveri propagande e cila eshte kthyer ne qeveri statistikash dhe jo sherbimi ndaj qytetareve.
Duhet urgjentisht te shpallet gjendja e emergjences ne zonat e prekura nga termetet me qellim qe banoret te mos perballen me te njejten situate si disa muaj me pare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura