Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, reagon Johannes Hahn: I shqetësuar për lëndimet e njerëzve dhe shkatërrimet. BE ofroi menjëherë ndihmë

Sep 22, 2019 | 12:05
SHPËRNDAJE

Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn thotë se ndihet i shqetësuar dhe i trishtuar nga lëkundjet shkatërrimtare të tërmeteve që prekën Shqipërinë.

hahn

“I trishtuar dhe i shqetësuar kur mësova në lidhje me serinë e tërmeteve shkatërrimtare në Shqipëria, të cilët shkaktuan lëndimin e qindrave njerëzve dhe dëme serioze në infrastrukturë. Bashkimi Evropian ofroi ndihmë menjëherë”, shkruan Hahn në një postim në Twitter.

Tërmeti i fuqishëm i ditës së djeshme la pas 105 persona të lënduar, dhjetë prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha kryesisht në Durrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura