Tërmeti i fuqishëm/ Ministria e Shëndetësisë jep shifrat e të lënduarve. Aktualisht dhjetë të shtruar në spital

Sep 22, 2019 | 9:27
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se numri total i personave të lënduar si pasojë e tërmeti të fuqishëm që ra pasditen e djeshme është 105, nga të cilët vetëm dhjetë persona janë ende në spital.

Capture

Pjesa tjetër pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm janë larguar për në banesat e tyre. Pjesa më e madhe kanë marrë shërbim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Informacion i perditesuar:
MShMS: 10 qytetare ne observim mjekesor, pjesa tjeter lene spitalet. Vijon gatishmeria e ekipeve mjekesore me spitalin e Traumes, ne QSUT dhe ne spitalin e Durresit. Ne keto spitale kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes, kryesisht me demtime te shkaktuara nga rrezimet apo goditjet.

Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 7 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 3 qytetare ne spitalin e Durresit. Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministria e Shendetesise ka vene ne zbatim planin e gatishmerise per rastet e emergjencave.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura