Tërmeti i fuqishëm i merr jetën 6 personave, goditi vendin dy orë pas mesnate. Ja ku ka ndodhur

Nov 8, 2019 | 9:50
SHPËRNDAJE

thumbs_b_c_2d5851153490030a18c4adb32de8df37

Teheran- Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit të fuqishëm që sot në mëngjes e goditi rajonin verior të Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti me fuqi prej 5.9 ballë ka goditur krahinën iraniane Azerbajxhani Lindor.

Qendra për sizmologji pranë Universitetit në Teheran njoftoi se tërmeti ndodhi dy orë pas mesnatës dhe se epiqendra u regjistrua në qytetin Terk edhe atë në thellësi prej tetë kilometrave.

Televizioni shtetëror iranian lajmëron se si pasojë e tërmetit gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa së paku 300 të tjerë janë lënduar.

Dridhja e tokës u ndje edhe në krahinën Gilan, Zenjan, Erdebil dhe Kazvin.

Tërmeti shkaktoi edhe dëm të madh material, ndërsa në orët ardhshme pritet raportim i detajuar nga shërbimet kompetente në terren./AA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura