Tërmeti i 26 nëntorit/ Demalia: Të gjithë duan të lajnë duart, bëjnë si të dashur e humanë

| 19:03
SHPËRNDAJE

Demalia

ILIR DEMALIA

Pas termetit të 26 nëntorit, të gjithë duan të lajnë duart si Pons Pilati.

Po kush e krijoi katraurën e ndêrtimeve vend pa vend?! Kush janë ndertuesit që bënë media për ndertime dhe ndërtime për media si media pushteti?! Kush janë ata që gllabëruan dhe shkaterruan vijen bregdetare?!! Kush janë atë që shkatërruan lumenjte për HECE?! Kush i dha lejet e ndërtimeve dhe shtesat mbi shtesa shto uje e shto miell?! Kush janë ata që dhanë prona mbi prona në shkaterrimin e pronës?! Kush janë ata që dogjën kadastrat?! Kush janë ata që ligjëruan pronat e vjedhura me vendime gjykate?! Kush janë ata që shkaterruan jetën dhe të ardhmen e Shqiperise ku të gjithë duan të ikin nga syte kembët?!

Të gjithë kanë kontributin e vet në këtë varreze, dhe sot, bëjnë si të dashur?!! Si të dhimbshëm e si humanë?!! Si e si e si për të dalë në skenën e shëmtuar të mospergjegjesise si hipokrite dhe abuzues të radhës. Talente të reja me maska të vjetra dhe profesionistët e babzise dhe krimit 30 vjeçar me maskën e mëshirimit edhe në këtë mort, vetmort.

Ajnshtajni ka shkruar, -nuk e di a ka fund apo jo hapsira, por e di që budallallēku njerēzor nuk ka fund

I doni shkaktaret e kësaj katraure?!
I keni në fotot e mēposhtēme në Opinion çdo ditë ku bëjnë Shënjtin, në një kohë që nuk janë tjetër vetëm JUDA të Shqipërisë.

Janë mbledhur bashkë JUDAT Makabre, vetëm Naltëmadhnia rri vetëm ne Surrel. Të tjerët i ke bashkë në Long Hill në Petrelë ne Qerret e.t.c. Natën mbidhen aty kokë më kokë nga hurdha e nga qepa, politikanë, analistë, opinioniste, gjyqtarë, diplomatë, dhe të nesërmen në mëngjes dalin të ndarë në maskaradën e radhës si ngadhënjyes. Jo natyra por këta që janë strehuar në këto shtëpi gjaku e krimi e kanë fajin. Ja pra ku i keni vrasësit tuaj të përditshëm O kallaballik!

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.