VIDEO/ Tërmeti fut në panik qytetarët, braktisin shtëpitë dhe dalin në rrugë. Ja pamjet nga Lezha

Oct 17, 2021 | 22:51
SHPËRNDAJE

Lëkundjet e tërmetit që u regjistruan mbrëmjen e kësaj të diele kanë alarmuar qytetarët.

Në Lezhë ata kanë braktisur banesat dhe kanë dalë në rrugë.

“Panorama.al” ka siguruar edhe pamjet kur qytetarët qëndrojnë në rrugë.

Tërmeti i sotëm u ndje në Tiranë, Lezhë dhe disa zona përreth.

Fillimisht u raportua për një magnitudë 5 të shkallës rihter, por më pas sipas IGJEUM tërmeti ishte me magnitudë 4.5.

Epiqendra ishte 16 km në verilindje të Shëngjinit.

Paraprakisht nga informacionet nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura