“Tërmeti e koronavirusi do të krijojnë ulje të PBB-së”- Denaj mbledh Këshillin e Investimeve, flet dhe për planin e zgjeruar të rimëkëmbjes

Jun 5, 2020 | 16:26
SHPËRNDAJE

 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mblodhi sot Këshillin e Investimeve, ku u disktutua në lidhje me situatën e krijuar në vend për shkak të pandemisë së virusit COVID 19, di hde masat e marra nga qeveria.

Në mbledhjen online, Denaj u shpreh se impakti i dy fatkeqësive, ai i tërmetit në nëntorin e kaluar dhe situata e pandemisë, do të krijojnë ulje të konsiderueshme të PBB-së.

denaj

Impakti i dy fatkeqësive, ai i tërmetit në nëntorin e kaluar dhe situata e pandemisë, do të krijojnë ulje të konsiderueshme të PBB-së për të cilin dhe qeveria shqiptare është angazhuar jo vetëm në periudhën e parë të këtij 6-mujori, por njëkohësisht parashikon një rishikim të dytë të buxhetit, ku në reflektim të uljes së të ardhurave të realizuara nga administrata tatimore dhe doganore mendohet që tkurrja do të jetë më e madhe sesa parashikimi i bërë në muajin mars. Duke parë kuadrin makrofiskal jemi duke u përgatitur për një rishikim të dytë të buxhetit, ku parashikohet një ulje e PBB-së, midis nivelit -2 deri në -5%. Sigurisht, kjo do të jetë subjekt i diskutimeve në muajin korrik.

E një rëndësie akoma më të veçantë është sesi do të ngrihemi në situatën post-covid, në atë çka ne quajmë “plani i rimëkëmbjes”, th Ministrja Denaj, sipas së cilës, në këtë kuadër, Këshillit të Investimeve i është kërkuar që të suportojë me një marrje të të gjithë propozimeve nga bizneset të cilët funksionojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare, në mënyrë që plani i rimëkëmbjes të përfshijë përpara anonçimit të tij dhe disa nga këto propozime”, tha Denaj.

Denaj shtoi më tej se në raport me politikën fiskale, mbarëvajtja e saj është parë në aspektin afat-mesëm, në atë 5-vjeçar.

Sipas minsitres, kjo do të mbështetet nga modernizimi dhe automatizimi  i proceseve, të cilat do të sjellin një përmirësim të administrimit fiskal, i siguruar nëpërmjet disa proceseve:

-implementimit të fiskalizimit,

-shërbimit automatik të informacionit.

Ndërkohë, sa i përket politikave të zhvillimit ekonomik, Denaj tha,se mbetet i rëndësishëm se kush do të jenë stimujt e zhvillimit të sipërmarrjes.

Në këtë moment lind nevoja që digjitalizimi të mos përfshijë vetëm optimizimin e proceseve të qeverisë, që është sot fakt, por të konsiderojë edhe aspektin ekonomik për digjitalizimin e aktivitetit ekonomik në të gjithë sektorët. Vlera e shtuar e digjitalizimit ekonomik duhet të lidhet me rritjen e qasjes drejt investimeve të cilat do t’i quaja “investime smart’’ dhe që në fokus mund të kenë si përmirësime të sistemeve softëare, por edhe investime naktive fikse që do të duhet të rrisin produktivitetin, cilësinë e produkteve “Made in Albania””, u shpreh Ministrja.

denaj ministrja

Gjithashtu Ministrja Denaj vlerësoi  politikat e punësimit, si  një qasje pro-aktive në dy aspekte:

1-për të risjellë në tregun e punës atë pjesë e cila gjatë periudhës së tre muajve të fundit u ballafaqua me humbjen e një marrëdhënie kontraktuale pune

2- për të nxitur një punësim sa më shpejt në nivelin e kohës afat shkurtër, por edhe afat mesëm, politikat stimuluese dhe incentivat do të nxisnin një marrëdhënie biznes-qeveri në një format që sigurontë një punësim sa më të gjatë në kohë.

Me shume  rendesi Ministrja vlerësoi formalizimin e tregut të punës me një skemë të re që do të mundësonte uljen e  informalitetit.

Gjatë diskutimeve anëtarët e Këshillit të Investimeve kanë bërë rekomandimet dhe sugjerimet, pershire edhe  ngritjen e nje grupi pune teknik për të hartuar strategjinë kombëtare të rimëkëmbjes. Me specifikisht, KI ka rekomanduar :

  1. a) Ndertimi i nje pakete konkrete per terheqjen e Investimeve te huaja, vecanerisht ne ato zona qe ka potencial njerezor dhe mungojne vendet e punes, liste transparente me objekte industriale qe nuk jane privatizuar ende, koordinim me disporen dhe transparence per planet e Investimeve publike, pershpejtim i zgjidhjeve te problemeve qe lidhen me pronesine etj

b)Kuader ligjor dhe reforme fiskale – fokus konsolidim i reformës drejtesi, politika fiskale qe nxisin konkurueshmerine, politika aktive të tërheqjes së FDI-ve, shoqëruar me marketing, konsolidim i pronës, si  edhe  transparencë mbi koncensionet aktuale etj

b)stimulim i konkurueshmërisë së produkteve(produkte industriale dhe bujqesore) Made in Albania, duke maksimizuar potencialin ndoshta nga delokalizimi i kompanive globale thjeshtëzim dhe stabilizim i kuadrit fiskal në funksion të konkureshmërisë) fuqia punetore etj

  1. e) strategji afatgjate informaliteti dhe stimulim per mbeshtetjen bizneseve qe te drejtohen ne burse.

Ndërkohë, Ministrja Denaj foli edhe mbi nismën e Qeverisë për hartimin e një plani të zgjeruar të Rimëkëmbjes ekonomike,  e cila do të konsultohet edhe me biznesin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura