Tërmeti/ “Do bëjmë maksimumin për të ndihmuar sa më shumë familje”- Marin Mema tregon se ka nisur puna për ndërtimin e banesave të para

Dec 12, 2019 | 22:27
SHPËRNDAJE

Pasi kanë mbledhur rreth 1.6 milion dollarë përmes dhurimeve online për familjet e prekura nga tërmeti, Marin Mema dhe Marko Kepi, kreu i organizatës “Rrënjë Shqiptare”, kanë nisur menjëherë punën për ndërtimin e shtëpive të reja.

Familja Qehaja që prej 26 nëntorit jetonte në çadër në oborrin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti në fshatin Tapizë të bashkisë Krujë. Asnjë prej anëtarëve të familjes nuk është i punësuar dhe mbijetesa e vetme janë punët e rastësishme të kryefamiljarit.

Marin-MEMA-Shqiperia-Tjeter-Ulqin-2016

Puna për prishjen e banesës së vjetër e shpallur nga ekspertët e pabanueshme dhe ndërimin e asaj të re ka nisur menjëherë përmes një projekti të detajuar që ka gjetur edhe miratimin e bashkisë Krujë.

Vetë gazetari Marin Mema ka theksuar se tashmë është koha për punë dhe për të ndihmuar sa më shumë familjet e prekura.

Sipas gazetarit Marin Mema, transparenca është thelbësore për të siguruar realizimin e plotë të projekteve. I gjithë procesi, sipas tij, do të mbikqyret nga ekspertë të fushës, me ndërtime në kosto, pra pa fitim për ndërtuesit, por nuk do të lejohet që të cënojnë cilësinë e tyre./ TCH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura