Tërmeti dhe pandemia/ Balla nga Kuvendi: ‘Kasandrat’ e opozitës rrugore tentojnë panikun! Basha nuk ka as trup dhe as…

Nov 26, 2020 | 10:44
SHPËRNDAJE

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli për tërmetin e 26 nëntorit, por edhe pandeminë, dy fatkeqësitë që goditën vendin.

Balla thotë se ato ditë do të mbahen mend gjatë në kujdesën e shqiptarëve. Ndërsa nuk la pa ironizuar edhe opozitën, që sipas tij tenton panikun.

Balla i quan politikanët e opozitës të pashpresë, ndërsa sipas tij ajo që po bën “është një turp që nuk do ti harrohet kurrë”

“Do ti mbajmë mend gjatë ato ditë, si rrallë herë ato ditë kur shqiptarët u bënë. Ishte një moment i veçante solidariteti edhe pse ndonjë hienë në krahun tjetër të politikes nuk e zgjati solidaritetin. Shumë shpejt u përballëm edhe me kunjën e paskrupullt të hienave që tentuan të ngjallin mosbesim, tentuan të flasim për zi dhe për humbje shprese dhe që kulmoi në një shpërthim si ky i ditëve të fundit.

Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, njërëz të trembur deri në palcë nga efektet që sapo kanë filluar të reformës në drejtësi. Të gatshëm për të përdorur një fatkeqësi natyrore apo virusin për të nxitur ankth dhe panik dhe rrëmuje.

Përveç luftës me armikun e padukshëm po zhvillohet një betejë me panikun që po tenton të përhape Kasandra e opozitës rrugore. Basha i vetmi që u zgjua pas tërmetit me dy vila, sa herë gjendet në çadrat pas tërmetit flet me lot krokodili se gjoja qeveria i ka lënë në harresë, ndërsa me pandeminë kasandrat kanë shkuar në makabritet duke folur për numra në morgje apo duke abuzuar ne TV.

Basha nuk ka as trup as moral qoftë në mënyrën e trajtimit të tërmetit apo solidarizimit që duhet të kemi në këtë pandemi. Të bësh politikë sot me vdekjen është një turp që Lulit nuk do ti harrohet kurrë”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura