Tërmeti/ “Çadra prej plasmasi rrëzon premtimet me 5 yje të qeverisë”- PD publikon historinë e gruas nga Mamurrasi

Dec 15, 2019 | 13:14
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka publikuar historinë e familjes së Lindita Bashës në Fushë Mamurras, e cila prej tërmetit të 26 nëntorit jeton në një çadër plasmasi.

linda

Opozita pretendon se shumë familje si e zonjës në fjalë janë braktisur nga qeveria.

Çadra prej plasmasi ku familja e saj jeton, rrëzon propagandën dhe mashtrimin me 5 yje të Edi Ramës. Shteti është inekzistent për familjet si e Lindita Bashës. 3 javë pas tërmetit, edhe pse faza e emergjencës ka kaluar, askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet e banesës së saj, e cila, pas tërmetit, është shndërruar në një rrezik për jetën e familjes së Lindita Bashës.Dëshmia e një nëne të vuajtur dhe të braktisur nga qeveria,  është pasqyra më e pastër e dështimit të Edi Ramës në menaxhimin e krizës pas tërmetit”, sqaron PD-ja.


 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura