Tërmeti/ Braimllari e Kërpaçi pranë banorëve të prekur: Moment solidariteti. LSI e gatshme për të mbështetur me ndihma

Nov 29, 2019 | 16:24
SHPËRNDAJE

Ish-deputetët e LSI-së, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi, kanë shkuar pranë banorëve të prekur nga tërmeti tragjik që goditi vendin me 26 nëntor.

Nga Vora Braimllari tha se LSI solidarizohet dhe është në krah të të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti jo vetëm në Vorë por dhe në Durrës, Tiranë dhe Laç.

braimllari-1-669x450

‘Angazhim në terren, përgjegjësi sociale dhe solidaritet në këto ditë të vështira. Po bëjmë gjithçka mundemi me mundësitë tona. Sot në këtë fatkeqësi jemi të gjithë bashkë’, u shpreh ai.

78154043_2581560491961319_3846539063523803136_o

Ndërsa Kërpaçi ishte  e pranishme në Thumanë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti, ndërsa shprehet se në këtë moment solidariteti dhe çdo ndihmë ka një vlerë të paçmueshme!

“Bashkë me të rinjtë jemi të angazhuar në terren pranë familjeve të prekura nga tërmeti në Thumanë.

Ky është mesazhi më kuptimplotë në ditët e festave kombëtare, të bashkimit shqiptar që tejkalon çdo vështirësi e fiton çdo përballje me kurajo e zemër.

Ky është moment solidariteti dhe çdo ndihmë ka një vlerë të paçmueshme! #Bashkohu”, shkruan Kërpaçi në facebook.

77063426_2581560665294635_4312229817534644224_o 77260775_2581560261961342_5867112904737685504_o

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura