Tërmeti 6 ballë godet Iranin, 2 viktima e qindra të lënduar

Aug 26, 2018 | 10:33
SHPËRNDAJE

Të paktën dy persona janë vrarë dhe mbi 240 të tjerë janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm prej 6,0 shkallësh të Rihterit goditi perëndimin e Iranit, raportojnë mediat lokale.

Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti goditi në jugperëndim të qytetit Javanrud, që gjendet në provincën Kermanshah.

0FF83F5C-1B34-4E49-900B-FA711DEFEFC3_w1023_r1_s

Tërmeti u pasua nga dy dridhja të tjera të tokës, që janë vlerësuar si mbi 4 shkallë të Rihterit.

Irani shpesh goditet nga tërmete të fuqishme.

Në nëntorin e vitit të kaluar, një tërmet prej 7,3 shkallësh goditi qytetet dhe fshatrat e provincës Kermanshah, duke vrarë të paktën 620 persona dhe plagosur mijëra të tjerë.

Ndërkaq, më 2003, nga një tërmet 6,6 shkallësh mbetën të vdekur 26 mijë persona dhe u shkatërrua qyteti historik, Bam.rel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura