Tërmeti 6.2 ballë shkund ishullin e Kretës, ja raportimet e para të mediave greke

Oct 12, 2021 | 11:40
SHPËRNDAJE

Një tërmet i fuqishëm 6.2 ballë i shkallës Rihter ka tronditur sot ishullin e Kretës në Greqi. Mediat helene raportojnë se lëkundjet u regjistruan rreth orës 12:24.

termet grq

Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti ndodhi në një zonë detare 30 km në juglindje të Zakros, ndërsa thellësia fokale ishte 5 kilometra.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima dhe dëme të mëdha materiale.

gr

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura