Tërmeti/ “400 milion leke të vjetra u mblodhën për 30 minuta”- Balla me biznesin dhe komunitetin fetar: Ditë solidariteti kombëtar

Nov 29, 2019 | 16:53
SHPËRNDAJE

balla-solidaritetiPërfaqësues te komuniteteve fetare në Elbasan, deputeti Taulant Balla, kreu i Bashkisë Gledian Llatja, nënkryetari i PD, Zamir Muzhaqi, janë mbledhur në ambientet e kompleksit “Rozafa” ku edhe kanë shprehur solidaritetin për të ndihmuar familjet e të prekurve nga tërmeti.

Thirrjes së tyre i janë bashkuar shumë biznese në Elbasan, të cilët janë treguar të gatshme të kontribuojnë ndihma monetare për të prekurit e tërmetit.

Sipas deputetit Taulant Balla “vetëm për 30 minuta janë mbledhur rreth 400 milion lekë të vjetra nga sipërmarrësit të cilët do të shkojnë të gjitha për ata familje që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Datat 28 dhe 29 Nëntor u kthyen ne dite solidariteti kombëtar te cilat do te lejnë gjurme sepse një tragjedi te tille nuk e kisha pare ndonjëherë për kombin tim. Sakaq me mbështetjen e qeverise dhe Bashkisë se Elbasanit ne hotelet e Llixhas por edhe Elbasanit janë akomoduar me shume se 250 qytetare nga Durrësi, kontribut qe do te vijoje” , tha Balla.

Emergency personnel search for survivors in a collapsed building in Durres, after an earthquake shook Albania, November 28, 2019. REUTERS/Florion Goga
Emergency personnel search for survivors in a collapsed building in Durres, after an earthquake shook Albania, November 28, 2019. REUTERS/Florion Goga

Earthquake strikes Albania Earthquake strikes Albania Earthquake strikes Albania 78154043_2581560491961319_3846539063523803136_o 77063426_2581560665294635_4312229817534644224_o Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit (7) Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit (5) Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit (6) Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit (4) Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit (3) Termneti-godinat-durres-pasojat-tmerr (20) Termneti-godinat-durres-pasojat-tmerr (21)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura