Tërmetet/ Rama mbledh qeverinë: Do të jemi me kapacitet të plotë. Ka patur të plagosur, por…

Sep 22, 2019 | 0:09
SHPËRNDAJE

Kryministri Rama mblodhi mbrëmjen e sotme qeverinë, pas tërmeteve të fuqishëm që tronditën vendn ditën e sotme.

Kryeminsitri Rama tha se situata ishte e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se do të punohet me intensitet dhe kapacitet të plotë.

Rama-itali

“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse  u gjetëm në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të një tërmeti që ka tronditur vendin dhe që ka alarmuar të gjithë njerëzit. Ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye  për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë. Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes

Edhe përkëtë besoj që vlen të ndjehemitë inkurajuar dhe duke falenderuar të gjithëve për ndjeshmërinë dhe aktivitetin në terren dhe sidomos për koordinimin e informacionit, dëshiroj që, me radhë, edhe për atta që na ndjekin që e kan ë të nevojsme të jenë të informuar, të gjitëh ata që kanë për të dhënë informacion janë të lutur për ta bërë këtë”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura