Tërmetet e fuqishme në vend, Basha: Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit, do ta kalojmë këtë situatë tronditëse

Sep 21, 2019 | 21:33
SHPËRNDAJE

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar pas tërmeteve të fuqishëm që goditën vendin pasditen e sotme.

Me një mesazh solidariteti në Twitter, Basha shkruan se është lajm i mirë fakti që nuk pati viktima, ndërsa shton se “në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”.

basha seliq

“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”, shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura