Tërmet në ishullin e Greqisë, lëkundjet sizmike me magnitudë 5

Oct 14, 2021 | 18:24
SHPËRNDAJE

lekundjesizmike

Një tërmet është regjistruar pasditen e sotme në ishullin Naxos në Greqi.

Sipas mediave fqinje, magnituda e lëkundjeve ishte 5 e shkallës Rihter. Dridhja sizmike sipas Gjeodinamikës kishte një thellësi prej 10 km.

Epiqendra e lëkundjeve ishte në det, 25 km në verilindje të ishullit.

Kujtojmë se Greqi, vecanësisht ishulli i Kretës prej muajsh janë goditur nga disa tërmete.

Vetëm disa ditë më parë 2 tërmete të fuqishme shkatërruan shumë banesa duke lënë pas edhe viktima në ishullin e Kretës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura