Tërmet në Greqi, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra. Kryebashkiaku: Kemi dalë nga shtëpitë nga frika…

Jun 8, 2023 | 16:35
SHPËRNDAJE

Një tërmet me magritudë 4.8 të shkallës Rihter ka rënë në Greqi gjatë ditës së sotme.

zfll

Sipas burimeve për mediat greke, bëhet me dije se epiqendra e lëkundjeve ka qenë 13 km në jugperëndim të Atalantit, ndërsa thellësia fokale ka qenë 13.6 km.

Lëkundjet e tërmetit janë ndier rreth orës 15:30 me orën lokale dhe kanë shkaktuar panik te banorët.

Kryebashkiaku i Atalantisit, Athanasios Zekendes, u shpreh se banorët kanë dalë nga shtëpitë e tyre, nga frika e ndonjë katastrofe.

“Kemi dalë nga shtëpitë tona”, tha kryebashkiaku.

“Është ndjerë në të gjithë rajonin dhe konkretisht në fshatin Exarchos. Të gjithë kemi dalë nga shtëpitë tona. Dhe unë jam në rrugë në momentin që po flas me ju, sepse pas tërmetit ka frikë. Deri më tani nuk raportohet për dëme. Shpresojmë që ky të ishte tërmeti kryesor dhe të mos ketë një tjetër po aq të fortë”, tha kryebashkiaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura