Tërhiqet qeveria, bizneset nuk mbyllen nëse refuzojnë kamerat

Jan 28, 2016 | 14:17
SHPËRNDAJE

Maxhoranca ka vendosur të tërhiqet nga masa ekstreme për mbylljen e aktivitetit në subjektet private që do të refuzonin pajisjen e ambienteve të tyre me kamera. Në funksion të rritjes së masave për sigurinë publike, Ministria e Brendshme kishte vendosur në ligjin e sjellë në Kuvend një pikë detyruese në nenin 16 të projektligjit, që të detyronte subjektet të vendosnin kamera.

Kamerat e sigurisë të vendosura në Tiranë
Kamerat e sigurisë të vendosura në Tiranë

Komisioni i Ligjeve vendosi që masa e mbylljes së bizneseve, në rast se nuk pajisen me kamera, të hiqet dhe në vend të saj të ndërmerret masa administrative e gjobës.

“Për mosmarrjen e masave për vendosjen e mjeteve të sigurisë, do të merren masa administrative nga 20-100 mijë lekë, për mospërdorimin e sistemit të kamerave, për mospajisjen elektronike për identifikim nga 50-200 mijë lekë, për moslidhjen e sinjalit të subjektit me sallën e policisë nga 100-300 mijë lekë dhe për mospërdorimin e shërbimit privat të sigurisë fizike masa do të jetë nga 100-300 mijë lekë”, tha Ulsi Manja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura