Tërhiqet Kumbaro, pezullohen ndryshimet në projektligjin për artin dhe kulturën

Mar 23, 2018 | 16:33
SHPËRNDAJE

Ministria e Kulturës tërhiqet nga ndryshimet që kërkonte të bënte në art dhe kulturë, ndryshime që provokuan komunitetet artistike në vend. Në takimin me dyert të mbyllura për kamerat në ministrinë e Kulturës, u mor ky vendim me presionin që ushtroi rrjeti i organizatave jofitimprurëse aktive në skenën e artit dhe kulturës, e njohur ndryshe si Skena e Pavarur Kulturore.

kumbaro-2-800x450

Me këtë vendim arrin një fitore edhe komuniteti teatror i cili që në krye të herës ka kërkuar: të mos zhvendoset tek Turbina dhe të spezullohet projektligji. Nga ana tjetër Ministria e Kulturës nuk pranon të diskutojë rikthimin e Qendrës Kombëtare për Artin dhe Kulturën.

Kërkohet që projektligji i ri i cili do duhet të hartohet paralel me strategjinë kulturore, t’iu japë më shumë pavarësi institucioneve për artin dhe kulturën, në mënyrën se si zgjidhin drejtuesit dhe se si ata formojnë bordet artistike.

Që nga ky moment zëvendësminsitrja e kulturës Valbona Shujaku ngarkohet me organzimin e konsultimeve me skenën e pavarur dhe me organizatat e tjera të artistëve për të hartuar këto dy dokumente me rëndësi për politikat kulturore në vend./Ora NewS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura