Tërhiqet kreu i futbollit armen: Nuk thashë se ndeshja me Shqipërinë ishte e shitur

Dec 1, 2015 | 18:11
SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës së Futbollit Armen, Ruben Hayrapetyan është tërhequr nga deklarata e javës së shkuar ku aludonte se ndeshja Armeni-Shqipëri ishte e shitur.

armenNë një konferencë për shtyp ai ka thënë se media e ka transformuar deklaratën e tij të mëparshme në lidhje me ndeshjen ndaj Shqipërisë.

“Nuk kam thënë që lojtarët tanë kanë shitur ndeshjen me Shqipërinë. Thjesht kam thënë që ka pasur një marrëveshje të fshehtë, të cilën e kam cilësuar tradhti.

Deklarata e lojtarëve është më se normale. Tani në janar ekipi kombëtar do të mblidhet dhe do të përpiqemi të kuptojmë se çfarë po ndodh”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura