Tërbuni turpëron Skënderbeun në Korçë 2-3, hapet kampionati (VIDEO)

Apr 16, 2016 | 21:05
SHPËRNDAJE

E pabesueshme ajo që ka ndodhur sot në Korçë. Tërbuni i vendit të fundit dhe me një këmbë në Kategorinë e parë ka shokuar kampionët në fuqi të Skënderbeut duke i mundur në Korçë me rezultatin 2-3 në një ndeshje spektakolare.


Skenderbeu vs Terbuni 2-3 by gazeta-panorama

Kur pritej një fitore e thellë e korçarëve, ka ndodhur totalisht e kundërta pasi Tërbuni ka bërë surprizën ka shënuar 2 herë në pjesën e parë me Lalën dhe Jovanoviç dhe duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-0.

Në pjesën e dytë, Josa ka luajtur gjithçka për gjithçka dhe Skënderbeu i tij ka barazuar me Salihin dhe Plakun duke krijuar idenë e një përmbysje të çmendur.

Megjithatë ka ndodhur krejtësisht e kundërta pasi në sekondat e fundit të ndeshjes, një kundërsulm i shpejt i pukianëve ka ndeshkuar në mënyrë fatale ekipin korçar. Karakaci merr një pasim në hyrje të zonës dhe pasi shmang bukur një mbrojtës del i vetëm përballë Shehit dhe godet duke realizuar golin e fitores.

Një rezultat i papritur për Skënderbeun që nuk i beson dot syve. Korçarët humbasin një mundësi të mirë për të thelluar përkohësisht diferencën me ndjeksit e Partizanit dhe nëse nesër të kuqtë fitojnë me Vllazninë, do të afrohen me 2 pikë larg. Tërbuni nga ana tjetër ngjitet në kuotën e 17 pikëve, por vazhdon të mbetet i fundit.

RENDITJE

Skenderbeu1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura