‘Tërbohet’ moti në Vlorë, ndalohet dalja në det e çdo mjeti lundrues. Probleme dhe në Lezhë, orët në vijim pritet…(video)

Nov 28, 2021 | 14:53
SHPËRNDAJE

Moti i përkeqësuar dhe deti me dallgë të forta ka bërë që Kapiteneria e Vlorës të pezullojë nga sot lundrimin për çdo mjet detar deri në datën 30 nëntor.

Ndërkohë që parashikohet që të shtunën dhe të dielën Vlora të përfshihet nga stuhi dhe reshje te dendura shiu.

Ja pamjet që dërgon korespondenti i Panorama për situatën në qytetin bregdetar:

Sakaq, korespondenti i Panorama në Lezhë raporton se moti i keq me stuhi e reshje shiu ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike ne fshatrat e Lezhes.

Mësohet se prej disa oresh 15 fshatra te njesive administrative Dajc dhe Blinisht ndodhen ne erresire dhe ende nuk dihet se kur mund te rikthehet energjia ne keto zona.

Shkak i kesaj situate jane bere defektet e shkaktuara nga moti i keq ne rrjetin elektrik.

Disa orë më parë OSHEE lajmëroi se “zonat më të prekura nga defektet janë periferia e Tiranës, Lezha dhe Burreli”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura