“Tërbohen” tifozët interistë, duan Konten në pankinë

Sep 16, 2018 | 11:47
SHPËRNDAJE

Tifozët mund të të krijojnë shumë probleme, mbi të gjitha nëse klubi që mbështesin quhet Inter: mbushin në çdo ndeshje “San Siro”-n, por skuadra zikaltër nuk po u përgjigjet (4 pikë në 4 ndeshjet e para të Serisë A) në fushë. Pas humbjes ndaj Parmës (0-1 në “Meazza”; e dyta sezonale) fansat interistë janë “tërbuar” në rrjetet sociale.

spaleti

Në “shënjestër”? Mbi të gjithë (përtej arbitrit) është trajneri Luçiano Spaleti, fajtor, sipas tyre, i të mos qenit në lartësi të një skuadre të tillë: po bën të luajë keq Interin që, me përpikëri, nuk fiton. “Nuk fitojmë as sikur të përmbyset bota” apo “Po na ecin të gjitha keq”, ishin disa prej komenteve.

konte

Por, më i shpërndari ka qenë “Kujdes, përndryshe të marr vendin – i bashkangjitur me një foto të Antonio Kontes e Spaletit: aktualisht pa punë, pas shkarkimit nga Çelsi, ishtrajneri i Juventusit, është ëndrra e tifozëve interistë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura