“Tërbohen” tifozët e Atletikos në stadium, i urojnë Ronaldos… vdekjen

Sep 18, 2019 | 23:29
SHPËRNDAJE

Sa herë që ai luan para tifozëve të Atletikos së Madridit, vërshëllimat e presin gjithnjë Kristiano Ronaldon, një “armik” i hershëm, që kur luante tek Reali i Madridit.

A2-100045111.jpg

Diçka e tillë ndodhi edhe sonte, teksa numri 7 i Juventusit po luante në “Wanda Metropolitano”. Që pa nisur sfida, filluan koret kundër tij, ndërkohë që në momentin që spikeri i stadiumit po lexonte emrin e Ronaldos, stadiumi kapi pikën maksimale, me tifozët që thërrisnin: “Kristiano je një k**vë”.

Sapo kapte topin, gjithmonë kishte vërshëllima, ndërkohë që “Marca” shkruan, se në stadium ka pasur edhe thirrje të tilla si: “Kristiano, vdis”, apo edhe “Kristaino, përdhunues”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura