“Tepelena” s’është Aushvic? Agron Tufa sulmon Xhufin: Enverist, ja si vepron Evropa me këta tipa

Mar 30, 2018 | 18:58
SHPËRNDAJE

Pas përplasjes se historianit Pellumb Xhufi me ish kreun e Arkivit te Ministrise se Brendshme, Kastriot Dervishi dhe Auron Taren, lidhur me kampin e Tepelenes, per te cilin Xhufi tha se nuk mund te quhet Aushvic, nderhyn ne debat edhe shkrimtari Agron Tufa, kreu i Institutit per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

tufa

Ai ne nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, mbushur se fundi me postime te shumta rreth deshmive rreqethese te atyre qe kaluan jeten ne ate kamp, e quan Xhufun nje enverist dhe deklaraten e tij ‘cinizem ekstre’.

Reagimi i Tufes 

Në një studio enveristi, enveristi tjeter, Pellumb Xhufi, ve ne dyshim ekzistencen e kampit shfaroses te Tepelenes. Cinizem ekstrem, per te cilin vendet me ish-komuniste te europes sot, te procedojne per burg. Por ketu jemi ne Shqiperine e rilindur Komuniste.

Ndiqni çfare thote Xhufi dhe krahasojini me keto vizatime me thengjill te bera nga ish-vuajtesi i ketij kampi – Leke Pervizi.

Pra nuk eshte vetem Servet Pellumbi qe mohonte Krimet e Komunizmit, po tash edhe Pellumbi tjeter (i paqes…)
A e dini si vepron Europa me keta tipa? Ja se si:

Komisioni Evropian në Dhjetor 2010 ka përgatitur një raport për Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës, me temën e sipërcituar . Në këtë raport, ndër të tjera, citohet: “Drejtësia për viktimat është e rëndësishme për tranzicion të suksesshëm nga totalitarizmi në demokraci”. “Gjykimet e autorëve, mekanizmat e kërkimit të së vërtetës, hapja e arkivave, procedurat e lustracionit, rehabilitimi dhe kompensimi i viktimave dhe kthimi i pronave të konfiskuara, janë ndër mjetet kryesore për arritjen e këtij objektivi”. “Katër shtete anëtare të BE-së kanë legjislacionin kombëtar kundër mohimit të krimeve të kryera nga regjimet totalitare, i cili përfshin në mënyrë eksplicite krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste:
– Në Republikën Çeke: kodi penal përmban një vepër të veçantë për një person, i cili publikisht mohon, vë në dyshim, miraton ose përpiqet për të justifikuar gjenocidin fashist, komunist apo krime të tjera të nazistëve apo komunistëve kundër njerëzimit.
– Në Poloni: mohimi publik dhe kundërfaktual për krimet naziste, krimet e komunizmit dhe krimet e tjera kundër paqes dhe njerëzimit ose krimet e luftës është një vepër penale.
– Në Hungari: refuzimin publik, vënia në dyshim ose degradimi i faktit të genocidit dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit, të kryera nga regjimet kombëtare socialiste dhe komuniste – është një vepër penale.
– Në Lituani: lejimi publikisht, mohimi apo vënia në dyshim e krimeve ndërkombëtare dhe krimeve të kryera nga BRSS (Bashkimi Sovjetik), ose Gjermania naziste kundër Republikës së Lituanisë apo banorëve të saj, është një vepër penale”. Ka disa aspekte mbi të cilat po punohet, e që janë:
• Edukimi dhe ndërgjegjësimi
• Projektet kërkimore
• Simbolet e totalitarizmit
• Kuadri ligjor mbi mohimin e krimeve
Në raport gjithashtu citohet: “Më 16 qershor 2009, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miratoi konkluzionet, duke deklaruar se: “Për të forcuar vetëdijen Evropiane të krimeve të kryera nga regjimet totalitare, kujtimi i të kaluarës së trazuar të Evropës duhet të ruhet, pasi pajtimi do të jetë i vështirë pa kujtimin”.

5 4 3 3 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura