Tentuan t’i japin 3.000 lekë efektivëve të Rrugores, pranga dy personave

Apr 26, 2015 | 16:07
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore ka vënë në pranga dy shtetas të cilët kanë tentuar të korruptojnë efektivët e policisë pasi janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor. 

Policia rrugore, foto ilustruese

Kështu, Policia e Shtetit bëri me dije se është arrestuar Kujtim Hoxha, 57 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, sepse dje, në afërsi të rreth rotullimit tek TEG-u, u kap duke lëvizur me automjetin Alfa Romeo  me targaTR 219 C TX, për të cilin nuk kishte leje drejtimi, sepse e kishte të bllokuar prej 6 muajsh.  Për ta lënë të ikte, ky shtetas i ka zgjatur punonjesit të policisë  2000 lekë të reja. Patrulla e Policisë Rrugore ka bërë menjëherë kapjen në flagrancë të tij. 

Ndërsa sot, është arrestuar në flagrancë shtetasi Etland Hoxha, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, pasi sot pranë ish-restorant Durrësit, kapur duke i dhënë mjetit Subaru me targë AA718LO, në gjëndje të dehur.  Gjatë komunikimit që ky shtetas ka bërë me punonjësit e policisë i ka dhënë shumën 1000 (njëmije) lekë të reja në këmbim të mos bllokimit nga ana e tyre e lejes së drejtimit të automjetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura