Tentuan të trafikonin me skaf 900 kg kanabis drejt Italisë, prokuroria kërkon 53 vite burg për 7 persona

Apr 27, 2015 | 13:54
SHPËRNDAJE

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon dënimin me një total prej rreth 53 vitesh burgim për 7 persona, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë me skaf nga Vlora drejt brigjeve italiane sasinë prej mbi 900 kilogramë lëndë narkotike canabis sativa.

Krimet e Rënda

Në përfundim të gjykimit, i cili është zhvilluar me procedurë të përshpejtuar, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin si më poshtë:

1. Jorgo Naçi, të dënohet me 8 vite e 8 muaj burgim.

2. Niko Brahimi, të dënohet me 7 vjet e 4 muaj burgim.

3. Athenajdo Abazi (Amarildo Abazi), të dënohet me 10 vjet burgim.

4. Saimir Shosha, të dënohet me 8 vite burgim.

5. Edison Latifi, të dënohet me 7 vjet e 4 muaj burgim.

6. Agur Malaj, të dënohet me 6 vjet e 8 muaj burgim.

7. V.B, të dënohet me 4 vite burgim (në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit), thuhet në një njoftim për shtyp të prokurorisë.

Lënda narkotike është bllokuar nga forcat e policisë së shtetit në dhjetor 2013. 7 personat akuzohen për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura