Tentuan të trafikonin emigrantë drejt Italisë, shkon në 3 numri i të arrestuarve! Policia prangos skafistin (Detajet e operacionit)

Jan 20, 2021 | 8:39
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 3 numri i personave të arrestuar, të cilët tentuan të kontrabandonin 50 emigrantë drejt Italisë dy javë më parë.

refugjatet_varke_mbyten_22698

Policia e Vlorës thotë se në pranga është vënë drejtuesi i mjetit lundrues, Emiljano Likaj (Gacaj)

Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin: E. L.(A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti),  me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021”, thuhet në njoftimin e policisë.

INCIDENTI

Mbrëmjen e së premtes, 50 klandestinë kanë rrezikuar të mbyten pasi mjeti ujor që do i trafikonte drejt Italisë ka pësuar avari.

Kanë qenë emigrantët, të cilët kanë marrë sallën operative duke kërkuar ndihmë dhe menjëherë në ndihmë të tyre kanë shkuar Roja Bregdetare, Policia e shtetit dhe Guardia di Finanza.

Me vështirësi emigrantët janë arritur të shpëtohen të gjithë dhe të hipën në mjetin e Rojës Bregdetare dhe janë transportuar për në portin e Vlorës. Shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit të Vlorës.

16 persona morën ndihmë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

Disa paraqesin djegie për shkak të benzinës në trupin e tyre sepse në dëshminë e dhënë kanë treguar se kanë qëndruar mbi 3 orë në det dhe benzina që gjendej në bidonë derdhej herë pas herë si pasojë e dallgëve.

Policia krehu zonën në kërkim të trafikantëve, por asnjë prej tyre nuk është arritur dot të kapet. Vetë ata janë shprehur se destinacion kanë pasur Italinë dhe se shuma që është paguar është rreth 2000 euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura