Tentuan të korruptojnë me 1.000 lekë policët e Rrugores, 3 në pranga

Feb 15, 2015 | 11:10
SHPËRNDAJE

Tre persona janë arrestuar në flagrancë këtë të shtune, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, pasi këta të fundit i kishin ndalur për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Foto arkiv

Policia thotë në një deklaratë për shtyp se ka arrestuar paradite në flagrancë shtetasin Tahir Lleshi, i cili sipas policisë ka qenë duke kryer shërbim taksi të pa licensuar, në afërsi të sheshit “Karl Topia”. “Në momenin e ndalimit ai ka tentuar t’i japë shumën e 1.000 lekëve punonjësit të policisë”, tha policia. 

Po sot policia ka arrestuar paradite shtetasin Arjan Sulaj, i cili është ndaluar nga Policia, pasi ka hyrë kundravajtje në afërsi tësheshit “Skenderbej”. “Pas ndalimit është konstatuar se ky shtetas nuk ishte i pajisur me me leje drejtimi. Në këto kushte ai ka tentuar t’i japi shumën e 1.000 lekëve punonjësit të policisë”, tha policia. 

Të dy shtetasit e lartpërmendur janëarrestuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme Rafael Lalën, 37 vjec. 

“Ai u ndalua si debitor dhe nga polici i qarkullimit iu kerkuan dokumentat, por brenda dokumentit te siguracionit Lala vendosi 1 mije leke, duke kerkuar favor per te mos iu marre leja e qarkullimit. Ne kete moment 37 vjecari eshte ndaluar nga policia”. 

Që nga dhjetori i vitit të kaluar numri i personave të arrestuar për këtë vepër penale është 10.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura