Tenton ta përdhunojë, e reja e qëllon me thikë, djali e godet në kokë

Feb 9, 2016 | 15:07
SHPËRNDAJE

Një 20-vjeçare e cila donte t’i shpëtonte përdhunimit, ka qëlluar disa herë me thikë personin i cili ka tentuar të abuzojë me të.

Ngjarja ka nodhur në një zonë të pyllëzuar në Kodër Rëshen të Mirditës dhe burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Severjan Tusha, 24-vjeçari i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen M.Gj.

Kjo e fundit ka qenë vetëm në kohën e ngjarjes dhe djali ka shfrytëzuar momentin për të përfituar prej saj.

largea_perdhunim1362302936

E për të shpëtuar nga duart e tij, e ka goditur disa herë me thikë në trup duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën djalit. Thikën sipas policisë, vajza e mbante gjithnjë me vete, teksa të dy janë të njohur me njëri-tjetrin pasi jetojnë në të njëjtin fshat.

Pas kësaj, Tusha e ka goditur me mjete të forta në kokë të renë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Shtetasi Severjan Tusha ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë.

Ndërsa M.Gj., ndodhet në spitalin e Rreshenit, jashtë rrezikut për jetën.

M.Gj akuzohet për “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armevë te ftohta”. Ndërsa Servjan Tusha akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e mbetur në tentative.

Eshtë absurde se si një vajzë që tenton të vetëmbrohet akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 08.02.2016, Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë,  kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• M.Gj, 20 vjeçe, banuese në Rreshen, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të  “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armevë te ftohta” parashikuar nga nenet 76-22 dhe 279 të Kodit Penal
• Severjan Tusha, 24 vjeç, banues në Rreshen, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 102-22 të Kodit Penal.
Pasi në Kodër – Rrëshen, shtetasi Severjan Tusha, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen M.Gj ,e cila e ka goditur disa herë me thikë në trup këtë shtetas duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën. Pas plagëve të marra shtetasi Severjan Tusha e ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasen M.Gj, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në kokë.
Shtetasi Severjan Tusha ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë.
Shtetësja M.Gj, ndodhet në spitalin e Rreshenit, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i referohen Prokurorise së Rrethit Gjyqesorë Lezhë për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura