Tentojnë t’i rrëmbejnë të dashurë, masakrohet me thikë shqiptari në Greqi

Feb 6, 2018 | 20:43
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të kryeqytetit grek, ku një shqiptar është goditur disa herë me thika. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa sot është bërë publik nga Difernews.gr’ . Tre persona sulmuan dhe goditën me thika një të ri shqiptar dhe tentuan t’i rrëmbenin të dashurën, me të cilën ishte duke ecur në rrugë.

ImageHandler-1-820x445

Si ndodhi ngjarja

Sulmi ndodhi rreth orës 03:00 vetëm pak metra larg stacionit qëndror të Policisë Greke në Athinë. Knë qenë tre persona të maskuar, të cilët iu afruan të riut shqiptar dhe të dashurës së tij. Ata e dhunuan dhe goditën disa herë me thika në trup shqiptarin, duke e lënë të plagosur dhe tentuan t’i rrëmbenin të dashurën. Autorët e morën vajzën me forcë për ta futur brenda automjetit të tyre që e kishin parkuar pak metra më tutje. Plani i tyre dështoi për shkak të të bërtiturave të vajzës, që u dëgjuan nga oficerët e policisë të cilët patrullonin në zonë. Tre të dyshuarit u larguan, por njëri prej tyre u arrestua nga policia.

Kush është i arrestuari

Njëri prej tre sulmuesve është një shtetas shqiptar, kontigjent kriminal i njohur nga policia greke për vjedhje dhe grabitje. Emri i tij nuk është bërë me dije, por mediat greke shkruajnë se ai është deportuar katër herë nga Greqia, por kishte hyrë sërish në mënyrë ilegale. Hera e fundit që ai është skeduar nga policia, ka qenë më 28 Janar. Së bashku me një tjetër shqiptar, grabitën një student grek nën kërcënimin e thikës. Shenjat e tij të gishtërinjve u gjetën në automjetin që kishte vjedhur.

Policia e Athinës vazhdon hetimet për të arrestuar dy personat e tjerë që sulmuan të riun shqiptar dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë, i plagosuri nga goditjet me thikë ndodhet në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura