Tentoi udhëtimin përmes Oqeanit Atlantik, gjendet i vdekur në det të hapur “aventurieri” 75-vjeçar

Jan 22, 2022 | 21:57
SHPËRNDAJE

Një 75-vjeçar francez, i cili po lundronte përmes oqeanit Atlantik, është gjetur i vdekur në mes të detit ditën e sotme.

aventurieri

Sipas BBC, për aventurierin Jean-Jacques Savin është hera e dytë që ai tenton një udhëtim përmes oqeanit.

“Për fat të keq, këtë herë oqeani ishte më i fortë se miku ynë, i cili e donte aq shumë lundrimin dhe detin”, thuhet në një deklaratë në faqen e tij në Facebook.

Të premten, kanoja e Savinit u gjet e përmbysur në Azores, një zinxhir ishullor në Oqeanin Atlantik të Veriut, nga zyrtarë detarë portugez.

Nuk janë përcaktuar ende rrethanat e sakta të vdekjes së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura