Tentoi t’i japë 2 mijë lekë policit, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë

Mar 3, 2015 | 13:18
SHPËRNDAJE

Lezhë- Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një person pasi ka tentuar të korruptonte policin. Sipas burimeve zyrtare, në pranga është vënë shtetasi Tonin Pjetri, 31-vjeç. Raportohet se Pjetri ka tentuar t’i japë efektivit 2 mijë lekë të reja, pasi kishte thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia rrugore Lezhe

 “Më datën 03.03. 2015, ora 12:30, nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Tonin Pjetri, vjeç 31, banues në fshatin Kallmet i Vogël, Lezhë, pasi sot rreth orës 11:00, në superstradën Lezhë-Shkodër, në fshatin Gocaj, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë rrugore, ky shtetas ju ka dhënë2000 (dy mijë) lekë të reja për të mos vendosur masën administrative për një shkelje të Kodit rrugor të bërë nga ana e tij gjatë drejtimit te automjetit me targë AA262FM. U bë sekuestrimi i kartemonedhes 2000 (dy mijë) lekëshe të reja”,- thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura